Zgjedhja juaj ideale për arsim të hershëm
Mësues të mrekullueshëm

Ushqime të shijshme
Programet më të mira
Lojëra argëtuese
Trajtim individual për secilin fëmijë
Ne besojmë se çdo fëmijë është unik dhe meriton edukim gjithëpërfshirës me një qasje të personalizuar që ndjek ritmin, potencialin dhe nevojat e tij. Vizioni ynë bazohet në konceptin e edukimit gjithëpërfshirës, ku puna e përbashkët me prindërit dhe një mjedis mbështetës krijojnë hapësirë për zhvillimin e plotë të çdo fëmije.
Përmes vlerësimeve të rregullta dhe mbështetjes profesionale nga ekipi ynë multidisiplinar, i cili përfshin logoped, psikolog, pediatër dhe pedagog, sigurohemi që zhvillimi i çdo fëmije të monitorohet dhe të udhëhiqet në mënyrë të vazhdueshme.
Programet tona janë të dizajnuara për të nxitur mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe pavarësinë, duke krijuar një ambient të ngrohtë, të sigurt dhe frymëzues ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i motivuar dhe i vlerësuar.
Qëllimi ynë nuk është vetëm edukimi, por zhvillimi i një fëmije të plotë — emocionalisht, socialisht dhe intelektualisht.
Përmes gërshetimit të metodologjive moderne, metodave dhe teknikave bashkëkohore të mësimdhënies, aktiviteteve të strukturuara dhe përfshirjes së përditshme në matematikë, muzikë, art dhe lojëra edukative, krijojmë një përvojë që ndërton vetëbesim, kreativitet dhe pavarësi që në moshë të hershme.
Gjithashtu, ofrojmë mësimin e gjuhës angleze që nga mosha 3-4 vjeç, duke i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi komunikimi dhe të njihen me një gjuhë të huaj në mënyrë natyrale dhe argëtuese.
Programet tona janë të dizajnuara për të nxitur:
- Kreativitetin
- Mendimin kritik
- Zgjidhjen e problemeve
- Dashurinë për të mësuar
- Vetëbesimin dhe pavarësinë
Ne i kushtojmë rëndësi edhe mirëqenies fizike të fëmijëve përmes ushqimit të përgatitur sipas rekomandimeve të nutricistit, duke siguruar vakte të balancuara dhe të shëndetshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Ne bashkëpunojmë ngushtë me prindërit përmes takimeve periodike, duke siguruar një zhvillim të balancuar, transparent dhe të suksesshëm për çdo fëmijë.
Edukimi më i mirë për fëmijët tuaj
Ne ofrojmë një program të avancuar ku edukimi, shëndeti dhe zhvillimi personal janë të ndërthurura çdo ditë. Fëmijët përfitojnë nga mbështetje profesionale me psikolog në ambientet tona, ndërsa progresi i tyre ndiqet përmes vlerësimeve dhe takimeve të rregullta me prindërit.
Çdo ditë përfshin matematikë me mësues të specializuar, muzikë, aktivitete fizike dhe edukim për higjienën dhe jetesën e shëndetshme. Përmes lojës dhe përvojave reale si biblioteka, këndet “pretend play” dhe aktivitetet ndërvepruese, fëmijët zhvillojnë vetëbesim, pavarësi dhe aftësi të forta sociale që në moshë të hershme.
Nga shtëpia në kopsht, pa brenga.
Për ta bërë përditshmërinë më të lehtë për prindërit dhe më të rehatshme për fëmijët, ofrojmë transport të organizuar me pagesë për fëmijët që ndjekin kopshtin tonë. Shërbimi realizohet nga staf i përgjegjshëm dhe me fokus të veçantë në sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije gjatë udhëtimit.
Transporti është i disponueshëm brenda një rrezeje prej 5 km nga Taukbahçe (Tokbahqe) dhe mbulon zonat e mëposhtme:
Velania
Qendra
Ulpiana
Dardania
Arbëria (Dragodan)
Aktash
Kodra e Diellit
Mati 1
Bregu i Diellit
Pejton
Emshir
Lakrishta
Kalabria (pjesë të caktuara)
Veternik (pjesët më afër qytetit)
Nëse banoni në njërën nga këto zona dhe dëshironi të përfitoni nga shërbimi i transportit, ju lutemi na kontaktoni për informata shtesë mbi oraret, itineraret dhe tarifat e transportit.
Eventet tona
Ne organizojmë aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për të krijuar përvoja të paharrueshme për fëmijët. Eventet tona janë të dizajnuara për të kombinuar argëtimin me mësimin, duke ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja dhe të krijojnë miqësi.
